Facebook do të rimbursojë reklamuesit pas zbulimit të një keqfunksionimi

Facebook do të rimbursojë reklamuesit pas zbulimit të një keqfunksionimi

Facebook njoftoi ditën e Premte se do të rimbursojë disa reklamues pasi kishte zbuluar një keqfunksionim në platformën e reklamuesve e cila tregonte statistika të pasakta të klikimeve.

Kur përdoruesit hapnin një video karusel në shfletuesin mobil, si rezultat i një keqfunksionimi klikimi dërgohej në uebsajtin e reklamuesit duke nxitur tarifim të pasaktë tha kompania në një postim në blog.

Një video karusel është një format reklamash të cilat shfaqen në formën e imazheve me lidhje dhe ka një buton i cili drejton përdoruesit tek uebsajtet e reklamuesve.

Kompania tha se e ka adresuar këtë problem i cili nuk ishte pjesë e versionit desktop as aplikacionit mobil. Impakti ishte 0.04 dollar për impresion.

Po në Shtator rrjeti social kërkoi falje për një gabim i cili u gjet në matësin e shikueshmërisë së një videoje duke amplifikuar numrin e shikimeve.