Facebook teston tematikat e personalizuara në “news feed”

Facebook teston tematikat e personalizuara në “news feed”

Facebook filloi testime një opsion të ri në News Feed i cili sjell tematika dhe lajme bazuar në interesat e përdoruesve individuale, ndërsa kompania ka shtuar kërkimet në rritjen e kohës së shpenzuar nga përdoruesit në rrjetin social më të madh në botë.

Oferta më e re quhet “Featured Topic,” dhe është duke u testuar në News Feed, esencën e Facebook. Çdo temë përmban ca rreshta tekst, një lidhje që drejton tek një lajm dhe një foto shkruante agjencia e lajmeve Reuters.

Facebook konfirmoi se në të vërtetë po testonte diçka të tillë dhe qëllimi i saj është gjetja e përmbajtjeve dhe historive më të përshtatshme për përdoruesit.

News Feed përbëhet nga përmbajtje të publikuara nga miqtë dhe familja e përdoruesve ku secila prej tyre radhitet sipas algoritmave në funksion të Facebook, si dhe postime e reklama nga burime të ndryshme që përdoruesi pëlqen.

Megjithatë kohët e fundit janë shtuar praktikat e kompanive mediatike ku përdoruesve u serviren përmbajtje sipas historikut të përdorimit të sajteve.

Ofrimi i përmbajtjeve me interes për përdoruesit ka qenë një prej sfidave më të vështira për rrjetin social. Në Maj të 2016-ës rrjeti social ndryshon procedurat pas “Trending Topics” pas akuzave se kishte favorizuar lajmet e mediave liberale në kurriz të atyre konservatore. /PCWorld Albanian