Fadil Miftari, Ilir Bytyçi dhe Bajram Mjeku zgjedhen anëtarë të bordit të RTK-së

Fadil Miftari, Ilir Bytyçi dhe Bajram Mjeku zgjedhen anëtarë të bordit të RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme plenare kanë zgjedhur Ilir Bytyçin dhe Fadil Miftarin, anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Ndërkaq në herën e dytë të votimit kanë zgjedhur Bajram Mjekun anëtarë të bordit të RTK-së. Kurse, për plotësimin edhe të dy anëtarëve tjerë do të votohet prapë nga të zgjedhurit e popullit.

Për gjashtë kandidatë të tjerë të cilët nuk morën votat e mjaftueshme, sërish do të votohet nga deputetët për të plotësuar pesë anëtarët e bordit të shumicës shqiptare.

Pas votimit rreth një orësh të deputetëve dhe marrjes së rezultateve, zgjedhjen e këtyre anëtarëve e konfirmoi kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

“Pas raportimit të komisionit kandidatët Ilir Bytyçi dhe Fadil Miftari, gjegjësisht kandidati Fadil Miftari me 57 vota dhe kandidati Ilir Bytyçi me 47 vota tashmë janë përzgjedhur për anëtarë të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit shumicë shqiptarë. Ndërkaq do të vazhdohet votimi për tri pozitat e mbetura dhe në votim kësaj radhe marrin pjesë gjashtë kandidatët e renditur të radhës me më shumë vota”, tha ajo.

Nagavci iu rikujtoi deputetëve të Kuvendit për respektimin e ligjit për barazi gjinore.

“Në bazë të rezultateve të raportuara nga komisioni, kandidati Bajram Mjeku zgjedhet si anëtarë i bordit të RTK-së, ndërsa përsëritet votimi edhe për dy pozitat tjera. Gjegjësisht marrin pjesë kësaj radhe katër kandidatët që kanë më shumë vota. Kanidatati Albinot Maloku me 39 vota, kandidati Ejup Gojnovci me 31 vota, Kandidati Arlinda Azemi me 32 vota dhe kandidati Petrit Musolli me 35 vota”, tha ajo.

Kurse, konkursi për kandidatët të pakicave konkursi është rikthyer në pikën zero, pasi asnjëri prej katër kandidatëve nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme. /Insajderi.com