Për eurodeputeten slovene Tanja Fajon, Prishtina shkruhet Priština por kjo ka bërë që të kritikohet se e shkroi në gjuhën serbe.

Raportuesja për liberalizimin e vizave ëpr Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Twitter për të treguar se do të telefonojë Prishtinën zyrtare për t’ua dhënë lajmin për miratimin e raportit për liberalizim të vizave, por ka bërë një “gabim” të cilin shumë përdorues në këtë rrjet social e kanë vërejtur.
E ka shkruar Prishtina në versionin serbisht, që është i ngjajshëm me atë slloven, prej nga vjen Fajon.
Në vend të Pristina si shkruhet në gjuhën angleze ose Prishtina në gjuhën shqipe, Fajon e ka shkruar Priština.
E për këtë po merr kritika të shumta.