Fajon pret që Parlamenti Evropian të votojë pro heqjes së vizave për Kosovën

Fajon pret që Parlamenti Evropian të votojë pro heqjes së vizave për Kosovën

Raportuesja në Parlamentin Evropian për çështjen e regjimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, është shprehur optimiste se Parlamenti Evropian do të votojë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Parlamenti Evropian pritet të votojë në favor të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar eurodeputetja Fajon në Twitter.

Komiteti LIBE, më 30 gusht ka votuar në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, më 18 korrik, Komisioni Evropian bëri një rekomandim pozitiv mbi heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se Kosova kishte përmbushur të gjitha obligimet e saja.

Votimi nga Parlamenti Evropian do t’i hapte rrugë fillimit të bisedimeve me vendet anëtare të BE-së për këtë çështje.

 

 

Negociatat do të drejtohen nga raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.