dokumentit që një medium sll" />

Fajon reagon pas publikimit të dokumentit për ndryshim kufijsh nga mediumi slloven

Fajon reagon pas publikimit të dokumentit për ndryshim kufijsh nga mediumi slloven

Eurodeputetja nga Sllovenia, Tanja Fajon, ka reaguar pas dokumentit që një medium slloven ka publikuar, e në të cilin flitet për copëtimin e Bosnje dhe Hercegovinës, marrjen e Republikës Serbe nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë, Fajon ka thënë se një qasje e tillë është e rrezikshme, dhe sipas saj shteti slloven duhet të dalë me një qëndrim rreth atij dokumenti.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shkruar se pavarësisht nëse është një dokument i krijuar në Slloveni apo jo, dëmi që u krijua për këtë vend është tashmë shumë i madh.

“Është e nevojshme që të ketë një pozicion të qartë të Sllovenisë në Ballkanin Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht BeH, para se të humbasim një mundësi të jashtëzakonshme për të rivendosur besimin midis BE-së, Sllovenisë dhe rajonit dhe njerëzve në rajon me hapa konkretë për të hedhur një shpresë të re në një perspektivë të qartë evropiane”, ka thënë Fajon.

Në fund, ajo ka shtuar se mënyra e vetme për paqe, bashkëpunim dhe bashkëjetesë të vendeve dhe kombeve në Ballkanin Perëndimor është perspektiva e tyre e qartë evropiane./Insajderi.com