nga sot ka bërë publikimin e një filmi në të cilin janë paraqitur provat " />

Fakte të reja mbi krimet e gjeneralit Lubisha Dikoviq dhe Brigadës 37 në Kosovë

Fakte të reja mbi krimet e gjeneralit Lubisha Dikoviq dhe Brigadës 37 në Kosovë

Organizata jo qeveritare serbe “Fondi për të Drejtën Humanitare”, nga sot ka bërë publikimin e një filmi në të cilin janë paraqitur provat mbi prezencën dhe rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë, në vrasjet masive të civilëve në disa rajone të Kosovës.

“Me brigadën në atë kohë ka komanduar shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq. As ai e as pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë përgjigjur kurrë për ato krime”, shkruan në njoftimin e faqes së organizatës në internet.

Sipas FDH-së, në zonën e përgjegjësisë të brigadës 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar në varrezat masive në Serbi.

Filmi me titullin “Gjenerali Dikoviq dhe brigada e 37 në Kosovë”, televizione private dhe publike sipas FDH-së, “kanë refuzuar apo nuk janë përgjigjur në kërkesën për të shfaqur filmin”.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) është organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut e themeluar në vitin 1992 nga Natasha Kandiq, me qëllim që t’i dokumentojë shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që po kryheshin me të madhe në gjithë Jugosllavinë e asaj kohe, gjatë konflikteve të armatosura në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë. /Insajderi.com