![Fakte të reja për cilësinë e ujit “DEA”, kompania prezanton analizat e ardhura sot](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/07/deshimia-1-e1499371494298-471x440.png)
Një lajm i publikuar në mediat italiane ngjalli debat të madh për cilësinë e ujit në Kosovë, por në mënyrë të veçantë përmendi një ujë i cili prodhohet në Kosovë, “Dea”.
Sipas mjekut italian, Ennio Lettier, i cili vet ka thënë se vuan nga kanceri pas misionit që ka kryer në Kosovë, analizat e ujit “Dea” nuk janë aspak të mira.
Këto analiza thuhet se janë bërë para dy vitesh.
“Unë së fundmi në mënyrë të përsëritur kam dëgjuar për shijen e diskutueshme dhe ujin e gazuar, e cila shërbehet në tryezën ndërkombëtare të ushtarëve dhe palestrat si dhe i shitur në të gjitha restorante dhe piceritë bazë. Marka e Kosovës, Dea, është e ndotur me një klasë të karcinogjen 2B, bromate. Uji është analizuar nga viti 2015 deri vitin 2016, përmban bromate një klasë kancerogjene 2B, në masën 65/97 mikrogramë-litër, krahasuar me limitin e toleruar 10,” kishte thënë Lattier për gazetën Republicca.
Për deklaratën e doktorit Lattier ka dhënë përgjigje Alban Shala, zyrtari nga kompania “Dea”.
“Për t’ju bindur se ky ujë nuk është kancerogjen duhet të vini tek zyret tona në Gjilan dhe ju japin të gjitha analizat që i kemi bërë në Kosovë dhe jashtë Kosovës.”
Ai më pas i ka dërguar Insajderit, analizat që kanë ardhur pikërisht të enjten e që ujin e qesin me cilësi të mirë.
Sipas Shalës shija e ujit Dea është normale dhe nuk është e çuditshme dhe ky i fundit ka sugjeruar që faktet mund të vërtetohen në doganë dhe të merren të dhënat e eksportit.
“Siç dihet ushtria amerikane i ka laboratorët me të avancuara në botë dhe ata vazhdojnë të konsumojnë ujin Dea. Mendoj se kjo dëshmi dëshmon që deklarata e mjekut italian është propagandë për të arritur qëllime të caktuara.”/Insajderi.com