Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj, po marrin trajtimin e merituar dhe të shpejtë, njofton Insajderi.
Sipas Hoxhajt, kjo është bërë e mundur falë intervenimit profesional të mjekëve në Kosovë dhe mbështetjes nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Me këtë rast, Hoxhaj ka falënderuar Erdogan-in, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, për të të cilët tha se personalisht janë involvuar në këtë çështje.
Ai gjithashtu falenderoi edhe “Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë dhe kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun për angazhimin e jashtëzakonshëm.
Të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajit po e marrin trajtimin e merituar dhe të shpejt. Kjo u bë e mundur fal intervenimit profesional të mjekëve tanë si dhe me mbështetjen dhe zemërgjerësinë e Presidentit të Turqisë e mikut të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com
Të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajt po e marrin trajtimin e merituar dhe të shpejtë. Kjo u bë e mundur…
Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, January 7, 2021