
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurit i ka kushtuar rëndësi të veçantë tre deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’i falënderuar për pjesëmarrjen në protestën e organizuar kundër shkëmbimit të territorit, ide kjo nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Vetë Kurti në fillim të fjalimit të tij ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në këtë protestë. Ka falënderuar që nga bashkatdhetarët e Kosovës e deri tek deputetët e LDK-së.
Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Korab Sejdiu janë falënderuar nga Kurti, që i janë bashkuar protestës së Vetëvendosjes.
“Të nderuar deputet të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Korab Sejdiu e Haxhi Avdyli”, ka thënë Kurti për të vazhduar më tej me fjalimin e tij./Insajderi.com