Falet Namazi i Fitër Bajramit

Falet Namazi i Fitër Bajramit

Nëpër xhami të Kosovës është falur namazi i Fitër Bajramit, njofton Insajderi.

Për shkak të masave anti-COVID, adhuruesit kanë qenë të obliguar që përgjatë këtij rituali fetar të mbajnë maska si dhe distancë sociale.

Dy bajramet e fundit nuk ishin falur si rezultat i masave anti-COVID. Por, kësaj radhe Qeveria e as Bashkësia Islame e Kosovës nuk vendosen që bajrami të mos falet në xhami.

Kjo festë vjen pasi besimtarët myslimanë kanë agjëruar për një muaj, si njëra nga pesë shtyllat e Fesë Islame.

Po ashtu, gjatë pesë ditëve të fundit të Ramazanit si dhe në ditën e Bajrami dhurohen lëmosha për familja që kanë nevojë – si një përpjekje që të gjithë të festojnë këtë ditë. /Insajderi.com