Falsifikonin teste për COVID-19, arrestohen pronari dhe punëtorja e laboratorit në Podujevë

Falsifikonin teste për COVID-19, arrestohen pronari dhe punëtorja e laboratorit në Podujevë

Dy persona janë arrestuar të shtunën në flagrancë duke falsifikuar teste për COVID-19 në një laborator në Podujevë.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personat e arrestuar, pronari i laboratorit, B.S., dhe punëtorja e laboratorit Xh.Sh., janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Zyrtarët policorë (hetuesit dhe forenzika) edhe në këto momente janë duke vazhduar kontrollin në laborator së bashku me Inspektoratin Shëndetësor ku janë sekuestruar dëshmi të ndryshme të cilat do të shërbejnë si provë në procedurën e mëtutjeshme penale, po ashtu nga Inspektorati Shëndetësor do të merren masa tjera administrative në kuadër të kompetencave të tyre”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se ndaj dy të dyshuarve është inicuar rast për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve”./Insajderi.com