Një grup prej pesë kosovarësh janë akuzuar për vjedhje në 68 raste nëpër shtëpi Gjermani. Prokuroria gjermane ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj grupit të kosovarëve të cilët dyshohen se kanë kryer vjedhje për një periudhë 3-vjeçare (2013-2016).
Siç raporton gazeta gjermane Bild në versionin online të saj, katër prej pesë kosovarë janë të afërm mes vete (një çift – burrë dhe grua, vëllai i burrit dhe nipi i tij), ndërsa personi i pestë është një kosovar tjetër.
Katër burrat nga Kosova janë të moshave 22 deri në 32 vjeç dhe janë identifikuar me emrat: Lum L., Valdrin N., Bujar L., Labinot K. dhe gruaja, 30-vjeçe, e quajtur Elvire T., raporton Insajderi.
Elvire T. është e martuar me Labinot K.
Policia gjermane kishte formuar një njësit të veçantë për të kapur bandën e kosovarëve. Prokuroria gjermane dyshon se banda “familjare” e kosovarëve kishin ekzekutuar vjedhje profesionale në qytetet Erfurt, Weimar dhe Hesse.
Ata dyshohet se kanë vjedhur bizhuteri të kualitetit të lartë dhe gjërave elektrike në vlerë prej 250 mijë eurove. Banda kosovare, dyshohet po ashtu se u ka krijuar dëme familjeve gjermane në vlerë prej 100 mijë eurove.
Siç shkruan Bild, banda e kosovarëve fillimisht i kishte spiunuar familjet gjermane në të cilat kishin kryer vjedhje.
Ata kishin qëndruar ilegalisht në Gjermani, edhe pse kishin gjetur strehim atje. /Insajderi.com
Labinot K. dyshohet se ka ekzekutuar vjedhje në 58 raste.
Lum L., farkëtar profesionist, dyshohet se ka kryer 38 vjedhje nëpër shtëpi.
Bujar L. akuzohet se ka kryer vjedhje në 21 raste.
Valdrin N. është i akuzuar për dhunim të një fëmije
Elvire T. akuzohet për vjedhje të rënda