Familja e Klodian Rashës mesazh publik protestuesve

Familja e Klodian Rashës mesazh publik protestuesve

Prej katër ditësh vijojnë protesta kundër vrasjes së të riut Klodian Rasha, ndërsa nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet ndërmjet qytetarëve dhe forcave Policisë së Shtetit, njofton Insajderi.

Familja e Klodian Rashës me një letër publike kërkon që të ndalet dhuna, pasi shton se skenat që shihen ua thellojnë më tej plagën për humbjen e të birit.

“Pamë me shumë keqardhje dje policin e plagosur në sy dhe ndjemë dhimbje për prindërit e tij. Ajo që na ndodhi ne mos i ndodhte as hasmit! Por ato që po shohim të ndodhin pas humbjes se djalit tonë nuk na ngushëllojnë po na e thellojnë plagën tonë të jashtëzakonshme. Djalit tonë ia mori jetën arma e një polici dhe ne duam drejtësi deri në fund për jetën humbjen e tij. Por rrëmujat në emër të djalit dhe plagosja e djemve të nënave që i shërbejnë shtetit në polici, nuk sjellin drejtësinë po vetëm padrejtësi të tjera”, thuhet në letër, raporton Euronews Albania./Insajderi.com