
Familja Curri ia ka falur gjakun familjes Salihu, pasi djali i tyre shkeli për vdekje me veturë të enjten në mbrëmje, Bleranda Currin, 20 vjeçare.
Bleranda Curri, vajza e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri është goditur për vdekje në Fushë-Kosovë. Ajo ka vdekur në rrethana shumë të dyshimta. Një i dyshuar është arrestuar.
I ati i saj i vrarë një vit më herët dyshohet se ka qenë dëshmitar i Gjykatës Speciale.
Gati një vit pas vrasjes së pasqaruar të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri në Korreticë të Drenasit, është aksidentuar për vdekje vajza e tij, Bleranda Curri në Fushë-Kosovë.
Burime të Insajderit kanë treguar se e ndjera, është goditur me veturë posa ka zbritur nga autobusi të enjten në mbrëmje. /Insajderi.com
Video është e disponueshme vetëm në versionin ‘web’ të Gazetës Online Insajderi:
Vajza e ish-ushtarit të vrarë të UÇK-së mbytet me veturë në Fushë-Kosovë