Familja e viktimës dyshon se vrasësi kishte bashkëpunëtorë brenda AKI-së

Familja e viktimës dyshon se vrasësi kishte bashkëpunëtorë brenda AKI-së

“E vrava, shkoi çika. Qilne derën”, ka bërtitur Valon Ibërdemaj te porta kryesore e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Përpara në veturë ishte duke e mbajtur peng një punëtore të AKI-së, të cilën vetëm disa qaste më parë e kishte rrëmbyer dhe e kishte detyruar që ta voziste veturën e tij gjatë tentimit për t`u arratisur, shkruan sot Koha Ditore.

Kishte kërcënuar me vrasjen e pengut pak minuta pasi dyshohet se e kishte privuar nga jeta menaxherin e bufesë në AKI, Isa Sejdiu. Kjo ngjarje ka ndodhur dy javë më parë, më 4 shtator.

Detajet e saj janë përfshirë në shkresat e Prokurorisë dhe Gjykatës, të cilat i ka siguruar “Koha Ditore” dhe në të cilat rrëfehet komplet ngjarja.