Familja Geci: Njerëz nga Shqipëria po përgatitin atentat kundër Ganiut

Familja Geci: Njerëz nga Shqipëria po përgatitin atentat kundër Ganiut

Familja Geci, përmes një komunikate për media ka ngritur shqetësimin që disa njerëz nga Shqipëria, janë duke përgatitur atentat kundër ish-deputetit të Kuvendit, Gani Geci.

Në komunikatën e lëshuar nga familja Geci, thuhet se një shok i Gani Gecit, i ka treguar këtij të fundit se disa automjete me targa të Shqipërisë, janë duke shëtitur në Drenicë dhe se sipas tij, ka informacione se është duke u përgatitur një atentat ndaj tij.

Ata thonë se me të marrë këtë informatë,  kanë lajmëruar Departamentin për Krime të Rënda, të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, sipas familjes Geci, me të raportuar rastin në Polici, “dy policë hetues të krimeve të rënda ne Prishtinë kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut”.

Komunikata e plotë e familjes Geci

Të nderuar qytetar Policia e Republikës së Kosovës edhe sot është  informuar se jeta e Gani Gecit mund  të jetë në rrezik.

Komunikatë për shtyp e 7 vëllezërve Geci nga Llausha e Skënderajt

Sot me dt. 18.03.2019 një shokë i vëllaut tonë Ganiut  e  ka thirrur në telefon që të  shkoj deri në Drenas dhe i ka thënë që: “Ka një informatë të keqe me i treguar  dhe eja deri në Drenas?”

Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte  thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik.

Menjëherë vëllau ynë ka thirrur Policinë e Departamentit të Krimeve te Rënda në Prishtinë dhe me  udhëzim të tyre  rastin e ka raportuar në stacionin më te afërm Policor në Drenas, dhe besoj që organet kompetente do ta trajtojnë rastin me seriozitet te lartë dhe me ndjeshmëri.

Për këtë rast tani janë të informuara të gjitha organet e relevante të Republikës së Kosovës.

Vlenë të ceket se edhe  me datën 13.11.2017 rreth orës 11:35  dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtin kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut.

Policia në Drenas e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht ka pasur  ndonjë kërcënim direkt?

Ganiu iu ka përgjiigjur se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime direkte sepse kërcënimet direkte përpos që i ndajmë me policin u kthejm në formën e njejtë duke e mbrojtur gjithëherë vetën me aq fuqi sa kemi.

Vëllai ynë Gani Geci ka dhënë një deklaratë në Stacioni Policor në Drenas dhe nën përcjelljen e Policisë është kthyer në Skënderaj.

Ne shpresojmë se Policia e Republikës së Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante do ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë rast.

P.S.

Le ta dinë te gjithe ata që mundohen të frikësojnë vëllaun tonë dhe neve si familje se ne do ta mbrojmë vetën tonë me të gjitha mjetet që disponojmë.

Çdo informat qe kemi do ta ndajmë bashkë me Policinë e Kosovës .

Ne kemi ngritur nivelin e Sigurisë për vëllaun tonë dhe familjen tonë dhe pasojat   per shtytësit ,mbështetësit financiar  apo politikë te këtyre kriminelve do të jenë të paparashikueshme qoftë me ligjet e Republikës së Kosovës, qoftë edhe me Kanunin për ata që nuk i respektojnë ligjet