Familja kosovare deportohet nga Gjermania në Kosovë, policia ua theu derën e banesës

Familja kosovare deportohet nga Gjermania në Kosovë, policia ua theu derën e banesës

Një familje kosovare e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2015, është deportuar në Kosovë. Familja 5 anëtarëshe jetonte në Ingelheim, në rajonin e Frankfurtit.

Të martën rreth orës 4:30 të mëngjesit, policia ua ka thyer derën e banesës duke iu dhënë lajmin se duhet të dëbohen nga Gjermania.

Fqinja e parë e familjes kosovare, Anne Waßmann-Böhm ka thënë se ndihet e befasuar me këtë veprim të autoriteteve gjermane. Familja është e integruar mirë, të tre fëmijët flasin gjermanisht në mënyrë të përsosur” ka thënë ajo, shkruan Indeksonline.

Vajza 14 vjeçare shkonte në shkollë të mesme, njëjt si vëllau 13 vjeçar, ndërsa vëllau i vogël shkonte në Kopështin e Fëmijëve.

Babai i familjes kishte punuar si kujdestar në kopshtin e fëmijëve, ndërsa nëna si pastruese.

Autoriteti përgjegjës për dëbimin e administratës së qarkut Mainz-Bingen këmbëngul se ata vetëm kanë zbatuar ligjin.

“Zyra e emigracionit është e lidhur me vendimet e Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF) dhe siguron largimin e njerëzve nga vendi ynë. Dëbimi ishte i nevojshëm sepse familja nuk donte largim vullnetar. Kërkesat ligjore për të drejtën për të qëndruar nuk janë plotësuar në këtë rast” thuhet në njoftimin e autoriteteve të emigracionit.

Familjes iu kërkua të paketonte disa gjëra shpejt, krejt personale, ngase iu është thënë se po i pret aeroplani.

Ndërkohë, familja është kthyer në Kosovë, ku jeton me të afërmit për momentin.