Familja nga Drenasi dyshojnë se vaksina anti-COVID’19 ua mbyti vajzën

Familja nga Drenasi dyshojnë se vaksina anti-COVID’19 ua mbyti vajzën

Një 23-vjeçare nga Komuna e Drenasit me inicialet I.Z., ka humbur jetën dy ditë pasi është vaksinuar kundër COVID-19.

Familjarët e saj pretendojnë se vaksina ishte shkaktare e vdekjes.

Ajo ishte vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Pfizer me datë 13.09.2021.

Kështu ka bërë të ditur familjari i saj, Haxhi Xhemajli, i cili në profilin e tij në Facebook ka publikuar kartelën e vaksinimit kundër COVID-19 të së ndjerës.

“U detyrove të vaksinohesh që të qëndrosh në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 ore të shkaktoj vdekjen. MOS NA #DETYRONI  MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë”, ka shkruar ndër të tjera Xhemajli.

Ndërsa, lajmin për vdekjen e 23-vjeçares e ka konfirmuar për Shqip.com edhe Arsim Haxhiu, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Drenas.

Ai tha se ende nuk dihet nëse e ndjera ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese, por shtoi se ekipi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, policia dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore janë në teren./Insajderi.com