
Besnik Ibishi, mjek në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka njoftuar se një familje nga Kamenica ka humbur pesë anëtarë për shkak të infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Ibishi ka treguar se ata kanë vdekur brenda një periudhe të shkurtër.
“Zoti ju dhashtë durimin e forceën për të përballuar këtë sprovë, kurse për të vdekurit lutemi që Zoti t’i mëshirojë e shperblejë me Xhennet”.
“Familja Basha nga Komuna e Kamenicës brenda një periudhe të shkurtër humbi pesë anëtarë të familjes nga COVID-19”, ka shkruar ai./Insajderi.com