Familja Ukaj fali gjakun e vëllait të vrarë para 31 vjetësh

Familja Ukaj fali gjakun e vëllait të vrarë para 31 vjetësh

Familja e heroit, Ismet Ukaj nga Strellci i Epërm i Deçanit, në ditën kur u zbulua shtatorja e tij ia ka falur gjakun e vëllait të vrarë 31 vjet më parë familjes Zenelaj.

Haki Ukaj vëllai i heroit tha se këtë akt po e bëjnë për të nderuar gjithë popullin shqiptar, Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës dhe të gjithë dëshmorët e rënë.

“Ne familja Ukaj e kemi vendosur sot t’ia falim gjakun familjes Zenelaj, gjakun e vëllait që na u vra para 31 vjetëve. E kemi bërë këtë gjest në emër të gjithë popullit shqiptar, në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo dëshmori”, tha Ukaj.

I pranishëm në këtë ceremoni kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai faljen e gjakut nga familja Ukaj e cilësoi si një veprim që tregon se populli shqiptar ka vlera të mëdha./Insajderi.com