
Gati tre muaj pas vdekjes së një burri nga Leposaviqi, familjarët e tij e tij e kanë raportuar rastin në polici.
Viktima kishte ndërruar jetë më 22 korrik 2021 dhe bazuar në deklarimet e familjarëve, i njëjti kishte qenë i sëmurë nga epilepsia, njofton policia.
Por, më 12 tetor në stacionin policor është paraqitur vajza e viktimës, e cila ka sjellë një raport të autopsisë dhe dyshon se viktima është sulmuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”./Insajderi.com