
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pajtuar dy familje në rajonin e Dukagjinit të cilat kishin qenë në hasmëri.
Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj të dy ish-zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës mbeten të vrarë pas një përleshje që kishte nisur ndërmjet tyre ku u përdorën edhe armët e zjarrit në prag të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar.
I plagosur kishte mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Blerand Kadriaj.
Haradinaj ka kërkuar shtrirjen e dorës së pajtimit duke u lutur që këto raste të mos ndodhin në Kosovë. /Insajderi.com