Familjarët e turqve të arrestuar protestojnë në aeroport

Familjarët e turqve të arrestuar protestojnë në aeroport

Me besimin se të afërmit e tyre po mbahen të burgosur në pjesën e vjetër të aeroportit, familjarët dhe avokatët e gjashtë turqve të arrestuar kanë protestuar në afërsi të atyre ambienteve.

Familjarë të gjashtë turqve të arrestuar po protestojnë në afërsi të Aeroportit Adem Jashari, duke kërkuar që ata të lirohen, pasi thonë se s’kanë bërë asnjë faj.

Ata kanë thënë se besojnë që të afërmit e tyre janë duke u mbajtur në pjesën e vjetër të aeroportit, duke insistuar që ata të lirohen dhe të mos ekstradohen në Turqi.