Familjarët: Polici vrau të bijën aksidentalisht, pastaj nga dëshpërimi edhe veten

Familjarët: Polici vrau të bijën aksidentalisht, pastaj nga dëshpërimi edhe veten

Familjarët e zyrtarit policor dhe vajzës së tij 21 vjeçare të cilët janë vrarë gjatë mbrëmjes së djeshme në Prizren, thonë se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, transmeton Insajderi.

Sipas tyre, polici ka qëlluar të bijën e tij derisa ishte duke e pastruar armën para se të shkonte në punë, e më pas qëlloi edhe veten.

Kështu u deklaruan ata për Klan Kosovën, edhe pse refuzuan që të flasin para kamerave.

Familja Mazreku nga Prizreni të mërkurën ka hapur të pame, kjo pasi mbrëmjen e së martës në shtëpinë e tyre ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë. /Insajderi.com