Familjet e përmbytura nga shiu në Suharek ndihmohen me 5 mijë euro

Familjet e përmbytura nga shiu në Suharek ndihmohen me 5 mijë euro

Qendra e Bizneseve në Suharekë ka ndihmuar familjet e komunës së Suharekës me 5 mijë euro si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut ku janë vërshuar shumë shtëpi dhe biznese në këtë qytet.

Shaqir Palushi, kryetar i qendrës së bizneseve në Suharek përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur ka thirru mbledhjen e bordit. Nga takimi i sotëm është vendosur që nga fondi i saj të ndahen 2500 €.

“Qendra e Bizneseve në Suharekë ndihmon me 5000 € familjeve të prekura nga vërshimet si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut nga uji janë vërshuar shumë shtëpi e biznese në qytet dhe fshatra. Qytetaret janë përballur me një natë rëndë duke pësuar shumë dëmtime materiale nga këto vërshime”, thuhet në postim.

“Me qëllim që sa do pak ti dalin në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet, kryetari i Qendrës së Bizneseve në Suharekë Shaqir Palushi, ka thirru mbledhjen e bordit. Nga takimi i sotëm është vendosur që nga fondi i saj të ndahen 2500 €”, ka bërë të ditur ndër tjera Palushi.

Po ashtu edhe disa kompani, anëtarë të kësaj qendre, nga buxheti i tyre kanë nda mjete për familjaret në nevojë. Kompania Frutex ka nda 1000 €, Graniti 500 euro, Solid 500 euro, Vllesa 200 euro, Muqa Solar 100 euro, Frigoterm 100 euro dhe Agronomi 100 euro.

Nga ky aksion janë mbledhur 5000 €, të cilat do të shkojnë te familjet e prekura nga vërshimet.

Qendra e Biznesit i bënë thirrje edhe bizneset tjera qe ta mbështesin këtë aksion. Qendra e Biznesit Suhareke.

Llogaria BPB Bankë: 1301001001284575