Kosova është vendi me popullatën shumicë myslimane sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë bërë para dy viteve, por dy nga gjërat që nuk rekomandohen për myslimanët, përdoret shumë në Kosovë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, del se kosovarët përdorin shumë alkool dhe duhan raporton Insajderi.
Në buxhetin e përgjithshëm të ekonomisë familjare në vitin 2016, sipas ASK-së, alkooli dhe duhani marrin pjesë 4 për qind, apo 308 € në vit.
Në vendbanimet urbane shpenzimet për konsum të alkoolit dhe duhanit qëndrojnë konstant gjatë viteve 2014-2016, por në vendbanimet rurale kjo shifër ka ndryshuar.
Në vitin 2014 në ekonomitë familjare në zona rurale ka pasur ulje të vogël. Nga 297 euro është zvogëluar në 296 euro.
Te duhanpirësit në vitin 2016, sipas ASK-së, vërehet një rënie e lehtë e konsumimit te meshkujt, raporton Insajderi.
“Përqindje e duhanpirësve të cilët konsumojnë 11 deri 20 cigare kanë pësuar një ndryshim të vogël gjatë viteve 2015-2016 te meshkujt dhe në total”, thuhet në raportin e ASK-së./Insajderi.com