
Institucionet kompetente për verifikimin e kandidatëve për deputetë të Kosovës kanë edhe sot kohë që të dalin me fjalën e fundit nëse do t’i lejohet deputetëve me aktakuzë të jenë në listën zgjedhore për deputet.
Në mesin e tyre është edhe Albin Kurti i cili në vitin 2018 është dënuar me kusht për ‘hedhje të gazit lotsjellës’ në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje në listën zgjedhore ka 10 kandidatë më aktakuzë aktive.
Partia Demokratike e Kosovës e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nga katër.
Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e NISMA Socialdemokrate kanë na nga aktakuzë aktive të tri viteve të fundit.
Në këtë listë përfshihet edhe Lista Serbe, një kandidat i së cilës akuzohet për probleme me ligjin.
Për kandidimin e Albin Kurtit është diskutuar shumë. Juristët kanë divergjenca në mes veti nëse do t’i lejohet lideri të Vetëvendosjes garimi në listën zgjedhore të partisë së tij. /Insajderi.com