Fati i Qeverisë Hoti: Gjykata Kushtetuese mban seancë

Fati i Qeverisë Hoti: Gjykata Kushtetuese mban seancë

Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për votën e deputetit, Etem Arifi, dhënë për Qeverinë Hoti.

Arifi është i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mashtrim në subvencione. Ai ka votuar për Qeverinë Hoti më 3 Qershor.

Mbledhja e Kushtetutës do të jetë virutale për shkak të kushteve pandemike, njofton Insajderi.

Në rast se vota e tij shpallet e pavlefshme atëherë do të shfuqizohet Qeveria Hoti, pasi vota e Arifit ishte vendimtare. /Insajderi.com