Fatmir Gashi viziton fabrikën e ujit “Drini i Bardhë”

Fatmir Gashi viziton fabrikën e ujit “Drini i Bardhë”

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës, nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, Fatmir Gashi gjatë fushatës së tij zgjedhore ka vizituar fabrikën e ujit “Spirit of Drini”.

“Vizitë në fabrikën e ujit, kompaninë e suksesshme ‘Spirit of Drini’, (Drini i bardhë). Teknologji, kualitet dhe kontroll i lartë dhe storia e suksesit nuk mungon”, ka thënë Gashi.

Gashi ndër tjerash është shprehur se “Ky uj i Alpeve të Kosovës tashmë po pushton edhe Zvicrën. Ne kemi formulë, unë kam formulë ekonomike për investitorë të huaj sikur në këtë rast”.