
“S’ka asgjë të veçantë. S’ka asgjë”, ka thënë zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj përderisa ishte duke u larguar nga objekti i qeverisë, pas takimit me liderët e koalicionit e presidentin Thaçi.
Përderisa Limaj ka vendosur të mos e zgjasë me deklaratën e tij pas takimit, krerët e tjerë nuk janë ndalur fare për të dhënë ndonjë detaj rreth takimit.
Theksojmë se sot me ftesën e presidentit Hashim Thaçi është mbajtur një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti.
Një takim mes tyre është mbajtur edhe mbrëmë, ndërsa nuk është bërë ende e qartë kundërshtimet mes tyre. Gjatë ditës së sotme po ashtu është zhvilluar një takim me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, për të cilin raportohet se në shenjë pakënaqësie ka lëshuar takimin./Insajderi.com