Fatmir Limaj jep sinjal se PDK-ja mund të futet në qeveri

Fatmir Limaj jep sinjal se PDK-ja mund të futet në qeveri

Kryetari i NISMA-së Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse nuk kemi një unitet të brendshëm nacional, njofton Insajderi

Ai shprehet i bindur se as një kryeministër e as një president i vetëm, nuk e ka fuqinë ta nënshkruaj një marrëveshje përfundimtare.

“Ende njerëzit nuk e kanë kuptuar. Asnjë veç e veç nuk mundet të bëjë marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja mund të bëhet me një konsensus sa më të gjerë”.

Limaj për emisionin “Expose” ka thënë se e ka ftuar PDK-në që të bëhet pjesë ë qeverisë, dhe nga takimet me Veselin dhe Mustafën, është vërejtur se po ruhet tradita e shtetformimit.

“Unë e ftoj PDK-në në koalicion. A jemi ka e shohim se në çfarë gjendje është vendi jonë. NISMA jo vetëm që është e gatshme por është duke punuar në këtë drejtim. Kam takuar zotin Veseli kam takuar edhe zotin Mustafa, e mira këtu është që po ruhet tradita shtetërore”./Insajderi.com