Fatmir Limaj: Kosova në dialog për njohje reciproke

Fatmir Limaj: Kosova në dialog për njohje reciproke

Lidhur me ftesën e të dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenell, që më 2 shtator kryeministri Hoti të shkojë në Uashington për takim ma palën serbe, ka komentuar dhe kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, njofton Insjaderi.

Limaj në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova është̈ gati për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke mes dy vendeve.

Limaj gjithashtu e ka potencuar edhe rolin kyç që ShBA-të e luajnë në epilogun përfundimtar të marrëveshjes Kosovë – Serbi./Insajderi.com