Fatmir Limaj: Nuk ishte temë e diskutimit posti i presidentit

Fatmir Limaj: Nuk ishte temë e diskutimit posti i presidentit

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj, ka thënë se “në takimin e sotshëm mes partnerëve të koalicionit, nuk është diskutuar fare për postin e presidentit”, njofton Insajderi.

Limaj këto komente i bëri në Televizionin Kanal 10, ku ai mes tjerash tha se “Kosova e ka një president, dhe duhet të shkohet sipas afateve ligjore”.

“Kur të vjen koha, natyrisht se do të bisedohet një gjë e tillë, por aktualisht çka do që themi, ngelen vetëm dëshira dhe spekulime”.

“Nuk rregullohet kjo çështje mbi bazat e situatave hipotetike”, ka shtuar Limaj.

I pyetur për pretendimin e Ramush Haradinajt për president, Limaj është shprehur se “ajo është ambicie e tij, që është normale, por nuk na e ka kërkuar nga ne si partnerë të koalicionit një gjë të tillë”./Insajderi.com