Fatmir Limaj tregon sa deputetë ka pritur të ketë – “dalja masive na i prishi matematikat”

Fatmir Limaj tregon sa deputetë ka pritur të ketë – “dalja masive na i prishi matematikat”

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në bazë të gjitha sondazheve dhe parashikimeve NISMA Socialdemokrate ka pritur 8 e më shumë deputetë.

“Por këto zgjedhje kanë pasur specifika tjera dhe dalja shumë e madhe në zgjedhje ka prishur edhe matematikat tona”, ka thënë Limaj në Dukagjin, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se në bazë të gjitha të dhënave që kanë deri më tani NISMA është në Kuvend por sipas tij pakënaqësitë ekzistojnë edhe për këtë rezultat

Limaj ka thënë se në këto kalkulime nuk llogaritë edhe “votat e kontrabanduara nga Serbia”. Ai thotë se votat nga Serbia janë dërguar jashtëligjshëm dhe si të tilla nuk duhet procesuar./Insajderi.com