Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një vizitë sot te familjet shqiptare në veri të vendit, njofton Insajderi.
Gjatë kësaj vizite para fushatës, Limaj prezantoi para këtyre familjeve projektin për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
“Në kuadër të vizitave nëpër familje të Mitrovicës, për të bashkëbiseduar për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe projektin tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare, bashkë me ministrin Reçica dhe kryetarin e degës, Hysni Ahmeti, ishim në familjen e nderuar Sadriu në Vaganicë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Jam tejet i lumtur që mbështetja për ne po rritet fuqishëm dhe që njerëzit vullnetmirë në Mitrovicë dhe anekënd vendit janë mobilizuar krah nesh dhe kauzës sonë të drejt për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fuqizimin e vlerës së UÇK-së”, njofton tutje ai. /Insajderi.com