Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Specialja

Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Specialja

Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfimruar vetë ai.

“Po, kam marrë ftesë zyrtare”, ka thënë Sheholli, pa treguar se kur është ftuar dhe në cilën datë do të paraqitet në para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sot po nga kjo gjykatë është ftuar Zyrtari i Lëvizjes “Vetëvevendosje”, Emrush Xhemajli.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka konfirmuar këtë ftesë duke thënë se dihet qëndrimi i tij për Specialen.

Mirëpo, Xhemajli kishte një porosi për gjithë deputetët që e votuan këtë gjykatë.

“Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza”, ka shkruar ai, transmeton Insajderi.