I sapo aderuari në Partinë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se arsyeja pse Lëvizja Vetëvendosje pretendon ta fitojë shumicën është që t’i shmanget pyetje se me kënd do të bëjnë koalicion; PDK-në apo LDK-në.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai këtë mendësi e quajti si “popullsite”.
“Sepse nëse VV thotë tani se, do të jetë e shtrënguar patjetër të bëj koalicion me dikë, me LDK ose me PDK-n, këtu humbet virgjëria e pretenduar politike e VV-së, humben votat, këtu humbet morali i saj politik. Sepse mandej, çfarë vlejnë gjithë ato qasje e koncepte, vlerësime e strategji se – vetëm ne jemi të mirë të tjerët janë të njëjtë, se vetëm ne do ta luftojmë korrupsionin, nepotizmin”, ka shkruar ai në Facebook.
Avdullahu këtë e cilësoi “politikë të VV-së”, duke shtuar se pretendimi për ta fituar shumicën vlen deri në ditën e zgjedhjeve. /Insajderi.com
Çfarë zori ka VV kur thotë se do ta fitojmë shumicën
Do ta fitojmë shumicën 50 %, 52 %, 55%, etj – Ky është…
Posted by Faton Abdullahu on Wednesday, 6 January 2021