Faton Peci dëshmitar i Masakrës së Tregut në Mitrovicë

Faton Peci dëshmitar i Masakrës së Tregut në Mitrovicë

Deputeti i zgjedhur i kësaj legjislature nga Lista “Guxo”, Faton Peci, thotë se ishte deshmitar i Masakrës së Tregut që kishte ndodhur 22 vitë më parë në Mitrovicë, përcjell Insajderi.

Ai në një postim në Facebook, tregon për përjetimet e tij në atë ditë, teksa thotë se ishte vetëm 30-40 metra nga vendi ku ka shpërthyer bomba.

Peci pohon se britmat e qytetarëve pas eksplodimit do t’i mbesin përherë në kujtesë.

“Sot 22 vite më parë, për koiçidencë e shtunë, ditë tregu në Mitrovicë, isha dëshmitar i masakres që u realizua përmes një predhe në tregun e qytetit. Në kujtesë e kam të ngulitur momentin e shpërthimit të predhës, ku unë isha në një distancë 30-40 metra. Britmat e qytetarëve pas eksplodimit do të mbeten çdo herë në kujtesën time”, shkruan ai në Facebook.

Tutje, ai shton se janë dy elemente të cilat e kanë bërë të kuptojnë se masakra ishte realizuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Policia nuk ishte prezent tek udhëkryqi i tregut, ku si rëndom qëndronin;

Helikopteri për pak sekonda është ngritur nga kazerma ushtarake në lagjen Bair, pas eksplodimit”, shkruan tutje Peci./Insajderi.com