Faton Peci: Nga frika e humbjes, Safet Kamberi dhe përkrahësit e tij kanë nisë përleshjen

Faton Peci: Nga frika e humbjes, Safet Kamberi dhe përkrahësit e tij kanë nisë përleshjen

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot në Mitrovicë ka paraparë që të mbahen zgjedhjet në shumicën e nëndegëve. Por gjithçka dështoi kur në kuvendin kryesor në nëndegën qendër, kanë nisë përleshjet fizike mes përkrahësve të kryetarit aktual të LDK-së në Mitrovicë Safet Kamberit dhe kandidatit tjetër për kryetar Faton Pecit, shkruan Insajderi.

Nëndegën qendër nuk ishte e vetmja nëndegë që pati tensionim të situatës. Gati njëjtë ka ndodhë edhe në Shipol mes përkrahësve të Kamberit dhe Pecit.

Për gjithë këtë ngjarje për Gazetën Insajderi, ka folur kandidati për kryetar të degës në Mitrovicë, Faton Peci. Ai këtë ngjarje e ka quajtur panik të kryetarit aktual Safet Kamberit, i cili sipas Pecit është duke i humbur zgjedhjet e brendshme të LDK-së në Mitrovicë.

“Nuk kam qenë prezent në dy kuvendet ku ka pas tensione. Kuvendi kryesor ku ka pas tensione ka qenë nëndega qendër. Nëndega Furra e Gjakut, ajo në Zvecan, nëndega Bajër, nëndega 2 korriku dhe Ilirida, që të gjitha në përbërje kanë 32 delegatë kanë fituar delegatët dhe ata që e përkrahin projektin tim për kryetarin e LDK-së në Mitrovicë.

Kryetari aktual dhe njerëzit e tij në panik, për shkak që rezultati aktual është 32 me 3 në favorin tim, kur e ka parë që 15 delegat të nëndegës qendra me shumicë kanë vullnetin për ta bërë një ndryshim të nëndegës janë qu dhe kanë nis fyerjet me pjesëmarrësit e tjetër dhe kanë tentuar me dhunë që ta fitojnë procesin përbrenda kur e kanë parë që nuk kanë numër dhe nuk e kanë përkrahjen e aktivistëve”, ka thënë Peci për Insajderin, duke vazhduar të tregojë se si pasojë e kësaj dhe tentimit që ta ndalin fizikisht ushtrimin e funksionit dhe zhvillimin e kuvendit, Pecit i kanë treguar se ka ardhur deri tek përleshja fizike.

Ndërkaq tani ai është njoftuar edhe për përleshjen tjetër në Shipol.

“Në nëndegën Shipolë ka pas një kujdestar që si e ka ditur orientimin që dikush është për një LDK më ndryshe në Mitrovicë ia ka mbyllë derën dhe nuk e ka lënë të kalojë”, pohon Faton Peci.

Ai për Insajderin tregoi se paralelisht në nëndegën Kçiq i Vogël dhe Shipkovc, kur përkrahësit e kryetarit aktual të LDK-së në Mitrovicë e kanë parë masën e anëtarësisë që kanë shkuar në kuvend, kryetari i asaj nëndege që vjen nga fshati i kryetarit Kamberi, kanë ndërruar vend dhe kanë hyrë në një podrum për t’i mbajtur zgjedhjet. Antarët e tjerë sipas Pecit, i kanë mbajtur në shkollë ato.

“Kryetarit i ka humbur autoriteti edhe në fshatin e tij”, tha Peci për Insajderin.

Faton Peci, pohoi se nuk e ka dëshiruar këtë dhe nuk është në natyrën e tij të ndodhin këso gjërash.

Para katër vitesh kur janë mbajtur zgjedhjet e brendshme të LDK-së në këtë komunë, të dy këta kandidat kanë qenë duke garuar me njëri tjetrin. Asokohe Faton Peci, pati humbur garën për vetëm katër pikë, ku kishte marrë 47 vota nga 101 delegatë sa ishin./ Insajderi.com