Fatos Lubonja akuzon Hashim Thaçin se ka kryer pastrim etnik

Fatos Lubonja akuzon Hashim Thaçin se ka kryer pastrim etnik

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka qenë i ftuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar marrëveshjen potenciale të Kosovës me Serbinë. Analisti Lubonja i ka shprehur presidentit, shqetësimin se momenti ku gjendemi sot, mund të mos jetë më i favorshmi për Kosovën, për shkak të zhvillimeve në SHBA dhe BE . Në një moment gjatë bisedës, Lubonja i ka thënë Thaçit, se edhe nga ana e Kosovës, ka patur pastrim etnik.

Lubonja e ka akuzuar presidentin Thaçi duke i thënë se edhe ai ka kryer pastrim etnik.

“Ju flisni për marrëveshje, të gjtihë janë dakord për marrëveshje, por problem është, ju keni qenë vazhdimisht në negociata për marrëveshje, tani u duk sikur në fund fare, në një moment ka ndryshuar dicka, hidhet nëj teze, e mbyllim këtë, na jepni ju këtë copën këtu, sic thuhet Thaci me Vucicin u takuan aty shkuan me harta, të presim këtë copën këtu, të shtojmë këtë copën këtu, ta bisedojmë njëherë me këtë të Trumpit. Pra, ka ndryshuar dicka e tillë dhe kjo pastaj është pikëpyetja e madhe. A është në favor, të Kosovës?
Një Kosovë e pastër etnikisht nuk mund të jetë, se pastrim etnik keni bërë edhe ju sa të doni atje”, ka thënë ai.

Në anën tjetri Presidenti Thaci i është kundërpërgjigjur duke i thënë se pastrim etnik ka bërë Serbia.

“Pastrim etnik ka bërë Serbia. 13 500 shqiptarë i ka vrarë, 400 masakra dhe 20 mijë gra të dhunuara. Unë vazhdoj me besu, në demokracinë qytetare dhe në shtetin multi-etnik. Kosova do të jetë multi etnike. Nuk mendoj se për shqiptarët do të ishte mirë të kishte një Serbi të Milloshevicit”, ka thënë Thaçi.