"Krime të fshehura"

Fatos Lubonja: Krimet duhet të zbardhen, pavarësisht kush është autori

Në lidhje me akuzat nga gjykata speciale, ka folur edhe Analisti Fatos Lubonja. Ai ka thënë se krimet duhet të zbardhen, pavarësisht kush është autori i tyre.

Fatos Lubonja: Krimet duhet të zbardhen, pavarësisht kush është autori

Në emisionin Real Stroy, në News 24, publicisti dhe analisti Fatos Lubonja la folur në lidhje me akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit. Ai ka thënë se baza e kësaj akuze është Libri i Carla Del Pontes në të cilin thuhet se janë kryer krime në Kosovë dhe se emri i Thaçit përmendet, por është politika ajo që e ka penguar drejtësinë, njofton Insajderi.

“Kjo histori nis me librin e Carla Del Pontes. Ka teori konspirative se e ka bërë SHBA ose Evropa për sabotim. Por ajo që Carla Del Ponte thotë se është politika që ka penguar drejtësinë në Hagë dhe aty përmendet Hashim Thaçi. Aty thuhet se këta njerëz kanë kryer krime, por kanë pushtet politik se janë kryeministra, presidentë”.

Më pas në deklaratën e Lubonjës thuhet që, këto krime janë kryer ndaj shqiptarëve nga ana e serbëve, por ka pasur dhe vrasje shqiptarësh të quajtur tradhtarë.

“Në atë luftë, ka pasur edhe krime ndaj shqiptarëve, por ka pasur edhe vrasje shqiptarësh, të quajtur tradhtar, janë dëbuar serbë, ne nuk i themi këto sepse kanë pushtet. Por duhet ta përballojmë. Kur na duhet legjitimiteti, ne e përdorim Evropën, ndërsa kur Evropa na kërcënon, e kritikojmë”.

 

Deklarata e tij e plotë:

Kjo histori nis me librin e Carla Del Pontes. Ka teori konspirative se e ka bërë SHBA ose Evropa për sabotim. Por ajo që Carla Del Ponte thotë se është politika që ka penguar drejtësinë në Hagë dhe aty përmendet Hashim Thaçi. Aty thuhet se këta njerëz kanë kryer krime, por kanë pushtet politik se janë kryeministra, presidentë.

Kosova është revoltuar, edhe për shkak se janë vrarë në atë kohë shqiptarë, janë dëbuar etj.

Në Kosovë dështoi UNMIK, dështoi edhe EULEX, ndërsa ka pasur presion politik.100 vrasje nuk janë pak. Për çdo krim dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Në këtë kuptim, këtu ka një dështim të Kosovës që ndodhi tani.

 

Gjykoj se prokurori e bën publik tani për shkak se ndërhyrjet politike kanë penguar drejtësinë.

Kjo sepse padyshim që Thaçi që shkon në negociata është më i mbrojtur sesa një Thaçi pa pushtet.

Ne si shqiptarë iu kërkojmë serbëve të dënojnë krimet e serbëve, ndërsa duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime.

Në atë luftë, ka pasur edhe krime ndaj shqiptarëve, por ka pasur edhe vrasje shqiptarësh, të quajtur tradhtar, janë dëbuar serbë, ne nuk i themi këto sepse kanë pushtet. Por duhet ta përballojmë. Kur na duhet legjitimiteti, ne e përdorim Europën, ndërsa kur Europa na kërcënon, e kritikojmë. /Insajderi.com