Favori i dyshimtë që i bëri Et’hem Ceku ministrit Rrustem Berisha

Favori i dyshimtë që i bëri Et’hem Ceku ministrit Rrustem Berisha

Ibrahim Fazliu edhe më tej pretendon se para 20 vjetësh ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është bërë paligjshëm pronar i një toke në Pejë, të cilën Fazliu po e konsideron të tijën, shkruan Insajderi.

Kuvendi Komunal i Pejës, më 12 nëntor të vitit 1999, kishte marr vendim që këtë pronë t’ia jep në shfrytëzim të përhershëm Berishës.

Në atë kohë, kryetar i Kuvendit Komunal në Pejë ka qenë dikur bashkëpartiaku i Rrustem Berishës, ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Et’hem Çeku.

Më 12 nëntor të vitit 1999, dhënësi i tokës, Këshilli Komunal i Pejës, i cili ka qenë i përfaqësuar nga Et’hem Çeku kishte lidhur kontratë me tani të paditurin Rrustem Berisha, për dhënien në shfrytëzim të tokës ndërtimore.

Ndërkaq sot ka vazhduar gjykimi për këtë rast.

Me pretendimet se padrejtësisht dhe në mënyrë të kundërligjshme i është mohuar e drejta e shfrytëzimit të pronës, fillimisht Hysen Fazliu e pastaj vëllai i tij, Ibrahim Fazliu, kishin ushtruar padi në Gjykatën e Pejës.

Ibarhim Fazliu, më 11 nëntor të vitit 2011, ka ushtruar padi ndaj Rrustem Berishës dhe Komunës së Pejës.

Që nga atëherë, ky rast është kthyer dy herë në rishqyrtim, pasi që Gjykata e Pejës e kishte refuzuar si të pabazuar padinë, por që më pas gjykata e shkallës së dytë, e kishte anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë.

Ky proces është zvarritur shumë herë për shkak të Komunës së Pejës, që nuk ia ka ofruar Gjykatës dokumentacionin e plotë.

Ndërkaq sot, Gjykata Themelore në Pejë, për të dytën herë ka marrë vendim që ta detyrojë Komunën e Pejës të sjellë tërë dokumentacionin për të konstatuar nëse janë përfillur procedurat e rregullta për këtë rast.

/Insajderi.com