Fazliu i reagon ashpër Xhelal Sveçlës

Fazliu i reagon ashpër Xhelal Sveçlës

Anëtari i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, i është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme me etiketime si “rrugaç”, “legen” e “bandit”.

Kjo pasi, Sveçla të dielën deklaroi se “ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë do të sulmohen nga të fortit”.

Ndër tjerash, Fazliu tha se “nuk i ka sulmuar policët si Sveçla në të kaluarën”.

“Andaj ti rrugaç që je veshur me petkun e ministrit ndali sojin tend dhe mos i mvesh me petkun e institucioneve dhe shtetit për ti fyer e sulmuar njerëzit qe s’bejne asnjë faj të vetëm!!”, ka thënë Fazliu.

Ky i fundit ishte arrestuar të shtunë nën dyshimin se “ka kanosur një zyrtar policor”. /Insajderi.com