Zyra Federale amerikane e Hetimeve, FBI, po ekzaminon rastin e një tuneli që do të çonte grabitësit në bankën ”Chase” duke gërmuar nëntokë.
" />

FBI zbulon tunelin që çonte në një bankë

FBI zbulon tunelin që çonte në një bankë

Zyra Federale amerikane e Hetimeve, FBI, po ekzaminon rastin e një tuneli që do të çonte grabitësit në bankën ”Chase” duke gërmuar nëntokë.

E gjithë kjo ndodhi në jug të Floridas në një ditë pune intensive, në një nga kryqëzimet më të ngarkuara të kontesë Broward.

Dikush raportoi se kishte parë një vrimë në tokë dhe telefonata e parë shkoi në departamentin e punëve publike, Pembroke Pines, dhe ajo çfarë pa ekipi nuk ishte një vrimë e zakonshme.

Një kabull elektrik me ngjyrë portokalli kalonte përmes vrimës dhe kjo gjë nuk dukej normale për departamentin e punëve publike, kështu që ata thirrën policinë, që thirri më pas FBI-në.

Në tunel, FBI gjeti një gjenerator ”Honda” dhe një çikrik për heqjen e dheut.

“Unë kam parë diçka të tillë në filma dhe nuk jam edhe i sigurt se e pashë, sepse ajo është aq e vogël,” tha Leverock, agjent i FBI.

Leverock tha se tuneli kishte një diametër prej rreth 70 centimetrash dhe një gjatësi prej rreth 50 metrash, përcjell Atsh.

FBI po e trajton zbulimin si një përpjekje për grabitje bankare. Banka ”Chase” nuk ka komentuar.