
Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Guieterrez, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ai nuk i lejoi gazetarët e Kosovës t’i bënin pyetje kancelares Angela Merkel, përcjell Insajderi.com.
Përmes një postimi në Twitter, ai e ka quajtur të turpshëm veprimin e kryeministrit Rama.
Ndryshe, mediave nga Kosova nuk iu është lejuar që të bëjnë pyetje në konferencën e sotme të kancelares gjermane, Angela Merkel, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.
Përkundër insistimit të gazetarëve kosovarë, fjala nuk i është dhënë asnjërit që të parashtrojnë pyetjet e tyre as pas rreth 40 minutave sa zgjati konferenca./Insajderi.com