Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon Edi Ramës pasi ai nuk i lejoi gazetarët nga Kosova t’i bëjnë pyetje Merkelit

Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon Edi Ramës pasi ai nuk i lejoi gazetarët nga Kosova t’i bëjnë pyetje Merkelit

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Guieterrez, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ai nuk i lejoi gazetarët e Kosovës t’i bënin pyetje kancelares Angela Merkel, përcjell Insajderi.com.

Përmes një postimi në Twitter, ai e ka quajtur të turpshëm veprimin e kryeministrit Rama.

“Turp për kryeministrin Edi Rama, i cili me qëllim i injoroi pyetjen e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve dënon këtë skandaloze”, ka shkruar ai.

Ndryshe, mediave nga Kosova nuk iu është lejuar që të bëjnë pyetje në konferencën e sotme të kancelares gjermane, Angela Merkel, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.

Përkundër insistimit të gazetarëve kosovarë, fjala nuk i është dhënë asnjërit që të parashtrojnë pyetjet e tyre as pas rreth 40 minutave sa zgjati konferenca./Insajderi.com