
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) me rastin e tre vjetorit të pranimit në Komitetin Olimpikë Ndërkombëtarë (KON) dhe 25 vjetorit të themelimit, ka organizuar një Gala Mbrëmje ku ka ftuar federatat dhe sportistët më të mirë të federatave. Por disa nga federatë e sportit në Kosovë në shenjë proteste nuk do të marrin pjesë në këtë organizim, shkruan Insajderi.
Janë tri federata që në shenjë proteste nuk do të marrin pjesë në Gala Mbrëmjen “luksoze” të organizuar nga KOK. Federata e Pingpongut ajo e mundjes si dhe Federata e Taekwondoos nuk do të marrin pjesë.
Federata e Pingpongut në një përgjigje dhënë KOK-ut ka thënë se ftesën për Gala Mbrëmjen “luksoze” po e refuzojnë në shenjë proteste për shkak të gjendjes së rënd të kësaj federate.
“Ju falënderojmë për ftesën ne Gala Mbrëmjen me rastin e 3 vjetorit te pranimit te KOK ne KON dhe 25 vjetorit te themelimit te KOK, mirëpo Përfaqësuesit e Federatës se Pingpongut të Kosovës, nuk do të marrin pjese në këtë ngjarje, i cili mbahet ne Hotel Emerald”.
“Duke pasur parasysh gjendjen e renduar te Federatave Sportive si dhe sportit ne përgjithësi në Kosovë, anëtaret e bordit të FPPK-se, në shenje proteste kane vendosur që delegatet e FPPK -se te mos marrin pjese në këtë aktivitet luksoz, organizuar nga Komiteti”, thuhet në përgjigjen e Federatës së Pingpongut.
Për të njëjtën arsyeje edhe Federata e Mundjes ka refuzuar ftesën nga KOK.
“Federata e mundjes e Kosovës nuk do merr pjese ne Gala Mbrëmjen me rastin e 3 vjetorit te pranimit te KOK ne KON dhe 25 vjetorit te themelimit te KOK,i cili mbahet ne Hotel Emerald”.
“Duke pasur parasysh gjendjen e renduar te Federatës se mundjes si dhe sportit ne përgjithësi ne Kosove, ne shenje respekti për sportistet tan dhe sportiste ne përgjithësi anëtaret e bordit te FMK-se, kanë vendos te mos marrin pjese ne ketë aktivitet luksoz, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës”, thuhet në përgjigjen e kësaj federate dërguar KOK-ut.
Në anën tjetër Federata e Taekwondoos duke refuzuar ftesën ka shprehur shqetësimin për shpenzimet sipas tyre të tepruara.
“Si delegat i Asamblesë së KOK-ut, shpreh shqetësimin tim rreth iniciativës për t’u organizuar një aktivitet i tillë me shpenzime të tepruara, përderisa të gjithë po e shohim situatën në sportin e Kosovës”, thuhej në përgjigjen e kësaj federate./Insajderi.com