Fehmi Kupina, nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, shkruan Insajderi.com.
Zgjedhja e Kupinës në krye të Kuvendit të Prishtinës pati sukses tek herën e tretë, pasi që në dy herat e para dështoi në mungesë të votave.
Kupina, para asamblistëve u zotua për punë dhe përgjegjësi duke theksuar se “qytetari i Prishtinës, do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi në kryeqytet”.
“Plani ynë është i qartë. Qytetari i Prishtinës do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi. Bashkë do t’i zgjedhim projektet e do t’i mbikëqyrim bashkë. Bashkë do t’i gëzojmë”, ka thënë Kupina.
Pro zgjedhjes sëë Kupinës votuan 25 asamblistë, nga 42 sa ishin prezent në sallë.
Theksojmë se më 7 dhjetor, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prishtinës nga ish-kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti./Insajderi.com