![Fëmija 2-muajsh dërgohet pa shenja jete në spital, ‘mister’ shkaku](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/ambulance-600x355-1-730x440.jpg)
Një femije vetem dy muajsh eshte derguar pa shenja jete ne spital. Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Kavajë, ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.
Gazetari i “Panorama” ben me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bago të njësisë Administrative Synej në rrethin e Kavajës.
Burime nga Spitali i Kavajës bëjnë me dije se foshnja ka ndërruar jetë në orën 03.00 të mëngjesit të sotëm.
Më pas prindërit e tij, në orën 07.00 janë paraqitur në spitalin e Kavajës për të marrë skedën e vdekjes gjë që nuk kanë mundur ta marrin dot.
Mjeku i familjes, ai që ligjërisht firmos e vulos skedën e vdekjes nuk e ka lëshuar atë pa mësuar shkakun e vdekjes gjë që reflektohet edhe ne skedë.
Në këto kushte foshnja është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit(pasi Kavaja nuk e ka një të tillë)ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkencërisht shkakun e vdekjes.